Përbërësit:

200 gr mozzarella

160 gr miell

40 gr djath kaçkavall i grirë

30 gr rozmarinë

20 gr bukë

4 patate

2 salçiçe viçi

1 kokërr vezë

1 qepë

Kripë

https://youtu.be/-LZ5cWKvvtk?t=5m54s

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim patatet që të ziejnë. Në një tigan me vaj ulliri shtojmë pak qepë, hudhër dhe spec djegës dhe i skuqim. Në to shtojmë salçiçet e viçit dhe i skuqim. Ndërkohë patatet e ziera i shtypim, shtojmë në to rozmarinë, djathë të grirë, 1 vezë dhe pak miell dhe i bëjmë brumë.

Ndërkohë salçiçet e skuqura i përziejmë me mozzarellën dhe iu shtojmë kripë dhe piper. Në një tavë hedhim fillimisht një shtresë nga brumi i patateve, në mes të saj vendosim salçiçet e skuqura dhe mozzarellën dhe e mbulojmë sërish me brumë patatesh dhe e fusim në furrë.

/tvklan.al