Ajo nuk është një këngë e thjeshtë italiane, por një tashmë një himn që bëri të famshëm Ardiano Celentanon.

“Il ragazzo della via Gluck” mbushi 50 vjet. Ajo u prezantua në Sanremo në 13 shkurt 1966, dhe më pas u bë një sukses ndërkombëtar. U shkrua nga vetë Çelentano si një tekst autobiografik por që u kthye në një manifest ambientalist.

Çelentano kishte qënë në Sanremo edhe 5 vjet më parë, por ishte kjo kënga që goditi tek të gjithë. Kënga tashmë këndohet në gjuhë të ndryshme. Por në këtë përvjetor ‘’Corriere della Sera’’ shkruan se për fat të keq rruga Kristofor Gluk është një nga më të shëmtuarat për shkak të lënies në harresë.

Tv Klan