I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte këngëtari i njohur Sidrit Bejleri. Së fundmi, ai ka publikuar këngën më të re “Premtimi”, e cila i kushtohet dashurisë. Klipi është ndërtuar me copëza dhe detaje të veçanta në ditën më të lumtur të disa prej çifteve që janë martuar.

Në studio, ai tregoi se dëshira për një këngë me motiv të tillë ka qenë e hershme sepse edhe ai donte të linte një trashëgimi për ditën e bukur të jetës.

Sidrit Bejleri: Ka qenë një ëndërr e kahershme që unë të bëja një motiv të tillë, të thurrja një motiv të tillë dhe ta lija po e quaj kështu trashëgimi, dita e bukur e jetës. Por u shty sepse ndoshta, jo se unë nuk isha gati, por nuk e mora shumë seriozisht që të bëja një material të tillë dhe herë pas here në evente të tilla dëgjoja që vinin këngë të huaja, me kombësi të ndryshme që i flitej ditës më të bukur, absolutisht edhe këngët tona, vendoset shumë “Shpirti i shpirtit tim” i Aurela Gaçes, “Unë dhe ti’ i Alban Skënderaj. Në një fare mënyre pata, jo xhelozi, s’mund ta quaj, as egoizëm se i kam miq  dhe nuk ka lidhje muzika e mirë është e të gjithëve, vlen edhe për tek ne. Por thashë pse nuk lë edhe unë diçka të tillë, që kam mbi 15 vite që jam pjesë e eventeve të tilla. Irkenc Hyka më dërgoi dy materiale, njëra ritmike, tjetra baladë dhe unë sa e dëgjova melodinë më goditi direkt dhe më shkoi mendja pse mos ishte kjo melodia. /tvklan.al