Shqiptarët në botë është një nga temat e këtij sezoni në emisionin “Opinion” ku shqiptarë në vende të ndryshme të botës tregojnë historitë e jetës së tyre, se si ia kanë dalë larg atdheut. Një nga pjesëmarrësit në puntatën e kësaj të marte ishte edhe Zeno Salahi.

Ai prej 49 vitesh është zhvendosur në Kajro të Egjiptit ku ka ndërtuar familjen e tij. Megjithatë ai pati një kërkesë të veçantë për Blendi Fevziun dhe emisionin “Opinion” duke kërkuar që të bëhet një dokumentar për shqiptarët e Egjiptit, të cilët për hir të së vërtetës kanë lënë një histori të madhe atje.

Kjo kërkesë e tij, mori premtimin live të Fevziut, i cili u shpreh se do të fokusohet tek historia e shqiptarëve atje.

Zeno Salahi: Unë ju sugjeroj nëse mundemi të vini në Egjipt të bëni një film për shqiptarët e Egjiptit që kanë qenë këtu se kanë lënë një histori jashtëzakonisht të madhe.

Blendi Fevziu: Ja ta premtoj unë. Kam qenë shumë herë në Egjipt, kam vizituar zona historike, tani do vij të fokusohem aty, që nga historia e Muhamed Aliut e në vijim.

Zeno Salahi: Ju ndihmoj për të gjitha gjërat e çfarë ka nevojë.

Blendi Fevziu: Shumë faleminderit./tvklan.al