E vendosur në zemër të kryeqyteit të Jemenit, kjo dhomë ndenjeje është ndryshe nga të gjitha sallonet në shtëpitë e tjera në këtë vend. Ahmad al-Aami, një avokat i apasionuar për ruajtjen e trashëgimisë së Jemenit, ka kuruar me kujdes një koleksion punimesh artizanale që tani zbukurojnë muret e sallonit.

Çdo pjesë e koleksionit ka historinë e vet, duke i ftuar vizitorët të mësojnë më shumë rreth të kaluarës së këtij vendi. 58-vjeçari thotë se u frymëzua për të filluar koleksionin e tij gjatë studimeve në Francë.

“Kur vizitova Francën, kuptova se të huajt janë shumë të interesuar për trashëgiminë dhe kulturën tonë. Kjo më bëri të mendoj se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe ruajtjes së zakoneve dhe traditave tona.”

Ai është aq i apasionuar pas këtij koleksioni, saqë shpeshherë i jep përparësi blerjes së sendeve historike mbi gjërat e tjera të nevojshme. Aami kujton një rast të tillë.

“Kjo derë daton më shumë se 300 vjet. Unë u përpoqa ta blija ndërsa isha rrugës për të blerë rroba për festën e Bajramit për fëmijët e mi, kur hasa në këtë derë dhe e pyeta për çmimin i cili m’u duk shumë i përshtatshm, kështu që e bleva në vend të rrobave, u ktheva në shtëpi duke mbajtur derën e vjetër në vend të rrobave që prisnin.”

Dhoma e tij e ndenjes ka tërhequr shumë shumë vizitorë vendas. Të ftuarit angazhohen në biseda të ndryshme për trashëgiminë historike të Jemenit.

Klan News