Roveri perserverance ka nisur misionin e tij kryesor në planetin Mars, pra kërkimi i jetës, pas gjithë provave teknike, uljes në sipërfaqe, verifikimin e funksionimit të sistemeve dhe instrumenteve. Roveri i NASA-s ka nisur t’i dedikohet objektivit kryesor, për eksplorimin e formave të jetës në të kaluarën, me analiza shkencore.

Fillimisht do të nisë lëvizja drejt sitit Seitah, ku do të mblidhen kampionet e para që do magazinohen e më pas do të nisen në Tokë për studime.

Gjithashtu do të mblidhen materiale nga rreth 100 zona shkëmbore, madje edhe në atë që dikur mendohej se ishte një pellg me ujë rreth 100 m e thellë. Misioni në kërkim të gjurmëve të jetës antike është parashikuar të zgjasë disa muaj në planetin e kuq.

Klan News