Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit. I riu me iniciale Endri Zaja ishte në kërkim për 2 vjedhje të kryera në Durrës, por akuzohet se ka shkaktuar dhe një aksident ku ka mbetur e plagosur një 74-vjeçare.

Aksidenti ku mbeti e plagosur e moshuara ka ndodhur në lagjen nr. 11, Durrës dhe i riu është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë për të rëndon akuza  se ka vjedhur dy markete, në datën 10 dhe 14 Qershor. Tashmë i riu akuzohet për disa vepra penale./tvklan.al