Arsen Stanoviç 24 vjeçar, djali i një drejtuesi lokal të policisë malazeze, i cili kërkohej për vrasjen e të dashurën e tij ukrainase, u arrestua nga policia shqiptare në Tiranë.

Stanoviç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenes Anastasija Lashmanova me 11 Maj 2017 në Kotorr.

Anastasia Lashmanova, pasuria e së cilës sipas mediave malazeze llogaritej në mbi 100 milionë euro, u gjet e vrarë në apartamentin ku jetonte. Autopsia tregoi se gruaja ishte goditur disa herë me thikë në trup, duke marrë plagë ç’ka edhe i kishin shkaktuar vdekjen. Vdekja e saj përshkruhej si makabre dhe si një krim pasioni. Më 13 Maj, policia malazeze shpalli në kërkim Stanoviçin, por ai ishte larguar nga vendi.

Sipas mediave malazeze 24-vjeçari dhe Lashmanova kanë pasur një marrëdhënie dashurie. Por nga ana tjetër për ukrainasen thuhet se ajo ishte një femër e dhënë pas meshkujve, çka dyshohet se ka bërë xheloz Stanovicin.

Zoran Stanoviç, babai i të akuzuarit, ishte drejtues i policisë kufitare në aeroportin e Tivarit, por pesë ditë pas ngjarjes, me 17 Maj ai u shkarkua nga detyra. Po ashtu ai është pyetur nga hetuesit në cilësinë e dëshmitarit. Pritet që tashmë autoritetet malazeze të dërgojnë në vendin tonë një kërkesë për ekstradimin e 24 vjeçarit.

Tv Klan