“Këtu duhet me dhënë jetën”, Rama takon kombëtaren në stadiumin e ri

“Këtu duhet me dhënë jetën”, Rama takon kombëtaren në stadiumin e ri

18:27 16/11/2019

“Çuna ta gëzoni dhe ta nderoni fanellën”. Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama lojtarëve të kombëtares shqiptare të futbollit. Kreu i qeverisë vizitoi këtë të shtunë skuadrën në stadiumin “Air Albania”. 

Ai u takua edhe me trajnerin e skuadrës, Edy Reja si dhe Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Para lojtarëve të kombëtares, Rama tha se në këtë fushë duhet të japin maksimumin.

“Kjo fushë duhet të bëhet vatër zjarri. Këtu duhet me dhënë jetën. Kaq pastaj kush fiton, fiton, por këtu duhet me qenë 90 minuta zjarr, sidomos ato minutat shtesë se aty është tmerri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk la pas as batutat me Presidentin e FSHF-së për sa i përket stadiumit të ri.

“Këtu është më e mirë se këtë fushë e kam bërë unë, atë të Elbasanit e ke bërë ti”, tha Rama.

Kryeministri e mbylli vizitën një ditë përpara ndeshjes me Francën duke i shënuar një penallti portierit Strakosha. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi