Mori fund përfundimisht. Khloe Kardashian është ndarë nga Tristan Thompson, 10 muaj pas skandalit të tradhtisë.

Sipas

The Mirror

, ylli i televizoneve i dha fund lidhjes me basketbollistin duke e kaluar Shën Valentinin nën shoqërinë e vajzës së saj, True.

Tristan tradhtoi Khloe me disa vajza të ndryshme gjatë kohës që Khloe ishte shtatzënë. Edhe pas skandalit, Kardashian nuk i dha fund lidhjes dhe vendosi ta falte.

Por mesa duket kjo është një gjë të cilën, ajo nuk e ka kapërcyer dot dhe është ndarë. Çifti nuk është parë së bashku që nga muaji Janar.

Klan Plus