Khloe Kardashian nuk e ka për herë të parë (dhe as të fundit) një kundërpërgjigje të saj ndaj komenteve negative. Këtë herë, një nga ndjekësit e saj në “Instagram” e kritikoi për urimin e saj për ditëlindjen e Kanye West, pasi iu duk i tepruar dhe pa empati për Kim.

Më vjen keq, Kim. ‘Vëllai im përjetë’ është e tepërt për mua. Lidhja mes motrash duhet të jetë më e fortë se sa të ndiesh nevojën për ta thënë këtë. Divorci ishte tepër i ashpër për ty dhe fotoja e panevojshme”. Më tej, komentuesja shtoi se Khloe mund të kishte zgjedhur një foto tjetër.

Por 36-vjeçarja është e njohur për përgjigjet e saj ndaj komenteve, sidomos kur bëhet fjalë për familjen. “Ti mendon se unë dhe motrat e mia nuk flasim për ndjenjat tona? Jemi me njëra-tjetrën çdo ditë. Kjo është familja ime, jo jotja. Mos komentoni sikur i dini të gjitha nëse nuk i dini”, shkroi Khloe.

Komenti i saj mori mbështetje edhe nga motra më e madhe, Kim Kardashian, e cila komentoi ikonën e tullumbacit poshtë përgjigjes së saj./tvklan.al