Kiara Tito rrëfen të rejat dhe surprizat e sezonit të dytë të “Doktor Plastik”(Video)

Kiara Tito rrëfen të rejat dhe surprizat e sezonit të dytë të “Doktor Plastik”(Video)

18:58 04/06/2019

Ajo është një moderatore e re, shumë simpatike, që me stilin dhe mënyrën e saj të të prezantuarit ka bërë për vete publikun që në fillimet e saj. Sapo ka nisur sezonin e dytë si moderatore në Televizionin Klan, në një program shumë interesant që ka në fokus ndërhyrjet plastike. Bëhet fjalë pikërisht për Kiara Titon, moderatoren e programit “Doktor Plastik”. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku ndau me të gjithë surprizat dhe të rejat në lidhje me “Doktor Plastik”.

“Formati i “Doktor Plastik” mbetet i njëjtë, por ka ndryshim orari. Tashmë transmetohet çdo të Hënë në orën 21:00. Në ndryshim nga viti i kaluar këtë herë kemi vendosur të vijmë me më shumë prapaskena, tamam si një reality show në mënyrë që të shohim dhe të marrim emocionet e vërteta të personazhit me konsensusin e tyre. Këtë vit do të jetë edhe më emocionues se sezoni i parë. Personazhi i parë i këtij sezoni ishte një vajzë 25-vjeçare që bëri zvogëlimin e gjoksit. Personazhet e këtij viti janë nga ata që kanë pasur vërtetë nevojë të bëjnë një ndërhyrje, të cilat rekomandohen edhe nga mjekët dhe nuk janë thjeshtë estetike. Ende nuk kemi vendosur se sa personazhe do të kemi këtë sezon, por do të jenë më shumë se vitin e kaluar. Personazhet i kemi zgjedhur me shumë kujdes sëbashku me autoren e programit Elda Laze, e cila ka mbajtur të gjithë peshën e programit. Ndërhyrja që preferohet më shumë është ajo në hundë që ka jo vetëm ndryshim estetik, por edhe funksional. Regjistrimet për këtë edicion kanë nisur që në momentin që mbaroi sezoni i parë. Nisi me përzgjedhjen e personazheve dhe më pas vijoi”, tha moderatorja Tito./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT