Autoritetet kineze kanë dhënë alarmin e kuq pasi një tajfun i fuqishëm pritet të godasë bregun lindor. Tajfuni “Lekima” ka goditur tashmë Tajvanin me erëra të forta me shpejtësi 190 km/h. Sipas meteorologëve, tajfuni pritet që të mbërrijë në Kinë ditën e shtunë.

Mijëra njerëz janë paralajmëruar që të përgatiten për evakuim. Në terren kanë shkuar forca të shumta të ekipeve të emergjencës, të cilat do të koordinojnë dhe udhëheqin punën.

Erërat e forta dhe rrebeshet pritet që të shkaktojnë përmbytje, duke bërë që disa lumenj të dalin nga shtrati.

Lekima është tajfuni i nëntë për këtë vit. Forca e tij u rrit ditën e mërkurë kur goditi Tajvanin. Rreth 40 mijë banesa mbetën pa energji elektrike. Në shumë shkolla mësimi u pezullua, kurse shërbimi hekurudhor u mbyll. /tvklan.al