Të ushqyerit në rrugë në Singapor, konsiderohet si vlerë kulturore

Të konsumosh ushqim në kioskat e vogla në parqe e trotuare, është kthyer në një normalitet tashmë. Edhe pse ushqimi i shpejtë nuk është i shëndetshëm, sidoqoftë mbetet ndër më të preferuarit.

Në Singapor, kjo mënyrë e të konsumuarit ushqim është bërë pjesë e UNESCO-s, pasi përmban vlera kulturore. Një pjesë e madhe e shitësve, në pamundësi për të hapur një restorant, e tregtojnë ushqimin në këtë lloj mënyre.

Sipas UNESCO-s njerëzit përcjellin kështu vlera dhe tradita, të cilat janë ruajtur nga brezi në brez. Qendrat ambulante të ushqimit të shpejtë në Singapor u krijuan në vitet 1970 për të shërbyer një shumëllojshmëri produktesh me çmime të lira.

Këto qendra shërbejnë si dhoma ngrënieje ku njerëzit me prejardhje të ndryshme mblidhen dhe ndajnë përvojën e ngrënies gjatë mëngjesit, drekës dhe darkës.

Mosha mesatare e blerësve është 60 vjeç pasi të rinjtë  po largohen gjithnjë e më shumë nga kuzhinat e vogla dhe gjithmonë zgjedhin të ushqehen nga zyra ose restorantet me klas.

Pandemia Covid-19 dha gjithashtu një goditje, duke pezulluar udhëtimet si dhe kjo gjë pengoi edhe vendasit të darkonin jashtë për disa muaj.

Shefat e famshëm, përfshirë Anthony Bourdain dhe Gordon Ramsay, i kanë vizituar këto vende duke ndihmuar shitësit që t’ju shërbejnë ushqim të mirë dhe të ngrohtë si dhe kanë gatuar disa nga ushqimet më të veçanta për vendasit dhe turistët.

Singapori duhet të paraqesë një raport çdo gjashtë vjet në UNESCO, duke treguar përpjekjet e bëra për ruajtjen dhe promovimin e kësaj kulture.

Klan Plus