Teksa nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan pati dy takime mjaft speciale, në skenë nuk munguan as debatet.

Ish-konkurrentja e këtij shoë, Klea Shkurti, ka folur për zhvillimet e javës mes vajzave dhe Saimirit, në një intervistë ekskluzive për “Daily Love Story”.

“Dita ditës ato po afrohen goxha me Saimirin dhe kanë filluar të shfaqin ato xhelozitë mes njëra-tjetrës. Por unë mbështes atë që tha Roberti, që kush e ndjen le të shkojë ta puthi. Nëse unë do isha akoma aty do t’i thoja regjisë pak muzikë të lutem dhe do shkoja ta puthja”, ka thënë Klea.

Ndërkohë, ajo ka komentuar edhe xhelozitë që mund të lindin mes grupeve shoqërore në Love Story.

“Më pëlqyen takimet edhe i Suelës edhe i Enxhëllit. Në një histori dashuria normalisht që do ndodhin këto gjëra. Nuk e kam personale me Enxhëllin por nuk duhet të jesh ajo vajza e nguruar që bobo çfarë do bëj tani sepse kam kamerat ndezur dhe ndërkohë kur je në backstage do shkosh ta takosh, ta prekësh apo ta puthësh”, u shpreh ajo.

Klea ka folur edhe për vajzat e eliminuara, teksa për Enxhin ka thënë se duhet të rrinte akoma më shumë në spektakël.

“Ne kemi thënë që do thyejmë tabutë në spektakël. Nuk m’u duk zgjedhje e përshtatshme për Enxhin, duhet të rrinte akoma sepse ajo ka bërë atë çfarë asaj i është dukur e drejtë. Kurse për Kejsin, ishte një vajzë karizmatike që kishte plot humor brenda saj dhe më erdhi keq edhe për Kejsin. Saimiri duhet t’i jepte kohë që ta takonte dhe do ndryshonte mendim”, ka deklaruar 24-vjeçarja.

Ajo ka komentuar edhe miqësinë mes Suelës, Arjanës dhe Enxhëllit, për të cilat është shprehur njësoj si binjaket, se miqësia do të prishet nëse dashurohen me Saimirin.

 “Normalisht që nuk mund të bëhesh mikeshë me atë që ti dëshiron për ta dashuruar dhe është shumë e vështirë. Besoj se do prishet miqësia mes tyre ose do jenë të lumtura në skenë dhe pastaj do përçahen.

Suela është pak e vogël, nuk është e rritur për ta konceptuar se është në spektakël apo jo, mendon se është në jetën e saj që po feston ditëlindjen dhe pi pa menduar. Por më pëlqen që i kishte kërkuar falje dhe ky është një plus për të”, ka deklaruar Klea./tvklan.al