Gati tre dekada pas vdekjes, Freddie Mercury surprizon sërish me muzikën e tij. Surpriza është pikërisht ky klip i këngës “Time waits for no one” i xhiruar në 1986-ën nga njeriu që bëri historinë e Rokut të viteve ’70-’80.

Klipi u zbulua nga miku i Freddie Mercury, producenti muzikor Dave Clark në vitin 2017 në arkivat e vjetra dhe u publikua të enjten pasi iu nënshtrua restaurimit. Kënga nuk është e panjohur për publikun, pasi është publikuar që në ’86-ën, përmes këtij klipi.

Por klipi i zbuluar së fundi ka një ndryshim tepër të madh nga varianti i mëhershëm. Bëhet fjalë për një mënyrë tepër emocionale të të kënduarit nga Freddie Mercury, si rrallë herë në muzikën e tij, por edhe një performancë unike në piano nga Mike Moran.

Tv Klan