Kontrolli i Lartë i Shtetit këmbëngul se gjatë zgjidhjes me mirëkuptim të marrëveshjes së CEZ me qeverinë shqiptare, grupi negociator nuk ka bërë transparencë dhe nuk ka të dokumentuar negociatat.

Nisur nga kjo mungese transparence, KLSH arrin në përfundimin se Prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim lidhur me çështjen.

Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj:

Prokuroria nuk ka asnjë dokumentacion, nuk ka zhvilluar hetim…

Ky qëndrim ka shkaktuar debate dhe është kundërshtuar nga përfaqësues të mazhoracës.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ditë më parë rrezoi kërkesën KLSH për rihapjen e hetimeve për çështjen e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë ceke CEZ, Leskaj thotë se është njohur vetëm nga mediat dhe nuk ka një koment.

Sipas tij zgjidhja me mirëkuptim e çështjes CEZ, për të hequr dore nga arbitrazhi, nuk ka mbrojtur interesat e vendit dhe i ka kushtuar vendit një dem ekonomik prej 479 milionë euro./ TV KLAN