Kokainë në makinë, policia pranga 24-vjeçarit nga Lushnja

Foto ilustrim

Kokainë në makinë, policia pranga 24-vjeçarit nga Lushnja

09:44 17/11/2019

Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Lushnja pasi gjatë kontrollit të ushtuar në makinat e tij, i është gjetur lëndë narkotike.

Burime nga policia kanë bërë më dije se 24-vjeçari me inicialet V.D., ishte duke lëvizur me automjetin tip “Toyota” pa leje drejtimi. Pas kontrollit në makinë, të riut i janë gjetur edhe 2 doza lënde narkotike, e dyshuar si kokainë.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.D., 24 vjeç, banues në Lushnje. Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota” i pa pajisur me leje drejtimi, si dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 2 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, njofton policia.

Po ashtu, Policia e Fierit ka vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë, një 24-vjeçar nga Tirana, me inicialet T.B., i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, si dhe një 43-vjeçar nga Vlora, të shpallur në kërkim.

Ndalimi shtetasit D.C., 43 vjeç, banues në Vlorë, u bë pasi Gjykata e Fierit më 24 tetor ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”./Tvklan.al



Grupi

LAJMET

Të ngjashme
Grupi