Dominojnë ngjyrat e tokës me motive etnike

Ngjyrat e tokës dominojnë koleksionin e ri të veshjeve vjeshtë/dimër për femra të stilistes austriake Lena Hoschek.

Koleksionin e titulluar “Artizan Partizan” i prezantoi në javën e modës në Berlin.

Variacionet e të kuqes dominojnë ngjyrat e tokës në veshjet e saj, të pajisura kryesisht me një brez të kadifenjtë dhe prej leshi.

Lena Hoschek cila pret një fëmijë tregoi edhe sekretin e krijimeve të saj të veçantë për periudhën vjeshtë / dimër.

Ky është koleksioni im i dytë, që përkon me shtatzëninë time të dytë. Me kaq shumë hormone kam edhe më shumë ide”.

Lena Hoschek thotë se pasioni i saj janë shiritat, të cilët i përdor shumë në veshjet e saj. Koleksioni i kësaj periudhe është një përzierje e ndikimeve etnike, artizanatit tradicional dhe ngjyrave të ngrohta.

Tv Klan