Kombëtarja e basketbollit mundet në Portugali

Kombëtarja e basketbollit mundet në Portugali

23:55 21/02/2020

Kuqezinjtë patën një paraqitje të mirë, por u dorëzuan në fund

Kombëtarja e basketbollit u mund në fund nga Portugalia në transfertë me rezultatin 70-62, sfidë e vlefshme për paraeliminatoret e Kupës së Botës 2023.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen duke krijuar edhe një diferencë të konsiderueshme pikësh për të udhëhequr në pjesën më të madhe të lojës.

Një ndeshje e hapur deri në sekondat e fundit, por që nuk u mbyll me sukses, pavarësisht paraqitjes të mirë. Çelis Taflaj ishte më i miri në fushë me 18 pikë të realizuara. Ndeshja e radhës do të jetë të dielën ndaj Qipros në shtëpi.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi