Qipro dhe Portugalia mbyllin eliminatoret e Botërorit

Kombëtarja e femrave do të mbyllë kualifikueset e Botërorit me takimet ndaj Qipros dhe Portugalisë. Trajneri Armir Grima kërkon të marrë pikë në të dy sfidat më 27 Nëntor në Shkodër dhe 1 Dhjetor në Lisbonë.

“Ne patjetër që ndeshjen me Qipron pretendojmë që ta fitojmë. Mendojmë që i kemi mundësitë dhe kapacitetet për ta kalojmë këtë ndeshje në favorin tonë. Dhe normalisht edhe ndeshja me Portugalinë është ndeshje që ne na lë hapësira për të menduar që të shkojmë për një rezultat pozitiv”.

Shqipëria nuk synon kualifikimin, një objektiv që duhet afruar hap pas hapi.

“Çdo fitore në këto momente për futbollin e femrave është shumë, sepse nuk është vetëm pjesa që ne duhet të kualifikohemi. Ne duhet t’i ngjisim shkallët avash-avash për të shkuar tek ai pretendim”.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen janë nga kampionati shqiptar, ku 9 prej tyre aktivizohen me Vllazninë.

Tv Klan