Kombëtarja Shpresa barazoi pa gola me Finlandën të premten në Tiranë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit 2025.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi patën mundësi shënimi, por nuk arritën të realizonin.

Shqipëria U21 mbetet në vendin e tretë në kuotën e 10 pikëve dhe ka ende shanse për t’u kualifikuar.

Kombëtarja Shpresa të martën do të luajë me Zvicrën që ka 1 ndeshje më pak dhe është ekipi që kryeson grupin dhe që nuk njeh humbje.

Tv Klan