Kombëtarja Shpresa barazoi pa gola në miqësoren me Italinë, e zhvilluar në San Benedeto. Kuqezinjtë e Redi Jupit patën një provë të vlefshme që i shërben skuadrës për të ardhmen.

Më i miri në fushë ishte Thoma Strakosha, vendimtar në disa raste me pritjet e tij. Portieri i Lazio ishte padyshim më i miri në fushë.

Mundësitë më të mira të shënimit ishin gjatë pjesës së dytë me Liridon Latifin dhe Rei Manajn. Kombëtares Shpresa i mungonin disa lojtarë të rëndësishëm si Herdi Prenga, Endri Çekiçi apo Eros Grezda.

Këto sfida shërbejnë për përgatitje edhe për takimet kualifikuese të Euro 2017 me Greqinë më 2 shtator dhe me Izraelin më 10 tetor me Irzaelin. Të dy ndeshjet do të luhen në fushë kundërshtare. Kombëtarja Shpresa është në vendin e dytë, me 12 pikë pas 8 përballjesh. /TV KLAN