Kombinat Show është një program nga Enkel Demi, i cili transmetohet çdo të premte në orën 20:30 në Tv Klan.

Tema e trajtuar është “Shoqëria e konsumit dhe libri” ku për të diskutuar natën e sotme janë të ftuar:

Teodor Laço, diplomat dhe shkrimar i njohur.

Donika Omari, botuese, përkthyese dhe publiciste.

Soni Malaj, këngëtare e njohur, por që ka lidhje të ngushta me librin.

Ylli Pango, profesor i njohur i sociologjisë dhe filozofisë.

Arlinda Dudaj, presidente e Shtëpisë Botuese “Dudaj”.

Bujar Hudri, botues i njohur dhe drejtues i Shtëpisë Botuese “Onufri”.

Gent Çoçoli, botues i revistës letrare “Alef”, poet dhe fitues i Pendës së Artë.

Radio Energy, radioja më e re e cila do të drejtohet nga Dj Andi, Gjergji Skëndo dhe këngëtarja Julka./tvklan.al