Rama: Kemi plane ambicioze për qytezën periferike

Kombinati i tekstileve nuk është më. Por lagja Kombinat vazhdon të trashëgojë emrin, duke dëshmuar edhe origjinën e lindjes së saj. Dikur periferi e largët e kryeqytetit dhe ku investimet e Bashkisë mbërrinin me vështirësi, kjo zonë ka qenë në qendër të lajmeve për shkak të varfërisë, pasojave të rënda të tërmetit të Nëntorit të kaluar dhe së fundmi edhe për shkak të ngjarjes makabre si ajo e vetëflijimit të një gruaje me dy vajzat, për shkak të riteve fetare të ringjalljes.

Por sipas Kryeministrit Rama, qeveria ka të tjera plane për lagjen që tashmë nuk është shumë e largët, pasi qyteti është zgjeruar shumë përtej saj. Nuk ka shumë detaje në këtë planifikim ambicioz për lagjen Kombinat, nëse ajo do të jetë një qytezë kazinosh, tashmë që lojërat e fatit janë përzënë nga qendra e kryeqytetit, një qytezë lokalesh nate, për t’i krijuar më shumë hapësirë dëfrimit apo akoma më tej, një qytezë dritash të kuqe, si në shumë kryeqytete të vendeve të Europës.

Klan Plus