Kur një i tretë hyn mesin e një çifti, dashuria zbehet thonë. Kështu ka deklaruar edhe ish i dashuri i këngëtares Ariana Grande i cili zbuloi se romanca e tij me Granden kishte përfunduar kur vdiq ish-i i saj Mac Miller.

Komediani, në një intervistë të fundit, ka deklaruar se Ariana Grande e donte me të vërtetë shumë Mac Miller dhe kjo gjë për të ishte e tmerrshme pasi në atë periudhë Pete është shprehur se Grande për atë ishte dashuria e jetës. 26-vjeçari shpjegoi se dashuria e madhe që ajo kishte nga Miller po pengonte vazhdimësinë e fejesës.

Në mes të Tetorit, Davidson dhe Grande i dhanë fund fejesës së tyre. Pete më pas vijoi të lidhej me një sërë femrash të famshme si Kate Beckinsale 46 vjeç, Margaret Qualley 25 vjeç, dhe vajzën 18-vjeçare të Cindy Crawford, Kaia Gerber.

Klan Plus