Mazhoranca e ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta që kthente për rishqyrtim ligjin për Noterinë.

Në mbrojtje e argumentave të Presidentit veç përfaqësuesit të tij në Komisionin e Ligjeve janë vendosur dhe 2 partitë e opozitës.

Por kryetarja e dhomës së noterëve si dhe përfaqësuesja e EURALIUS mendojnë se ligji është në përputhje me standardet europiane.

“Ligji bën balancë dhe e vlerësojmë se arrin balancën e duhur. Janë zgjidhje të ngjashme edhe me vendet e tjera. Dispozita të tilla gjenden dhe në vende të tjera të BE. Është në përputhje me standardet e BE. Është në përputhje me standardet e BE”.

Socialisti Ulsi Manja duke hedhur poshtë akuzat e opozitës ju kujton me shifra se çfarë abuzimesh janë bërë me dhënien e licensave të noterëve.

Presidenti  kërkoi rishikimin e 3 neneve të ligjit për Noterinë, nen që kishin të bënin me vendosjen e një zv noteri një figure e re në këtë shërbim si dhe për sigurimin e noterëve. Ligji i Noterisë është pjesë e ligjeve të Reformës në Drejtësi dhe është diskutuar me ekspertë të EURALIUS për afro 3 vjet.

Tv Klan