Superkupa më 28 Gusht hap sezonin futbollistik

Sezoni i ri futbollistik në Shqipëri do të nisë me 28 gusht me Superkupën e Shqipërisë, ndeshje që do të luhet mes Teutës dhe Vllaznisë.

Pas kësaj ndeshjeje kampionati i Superligës do të luajë ndeshjen e parë me 11 Shtator. Fundi i sezonit parashikohet 26 Maji i vitit të ardhshëm.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka përcaktuar 11 Shtatorin si nisjen edhe të kampionatit të kategorisë së parë si dhe të Turit Paraeleminator të Kupës së Shqipërisë. Finalja e kupës do të luhet më 31 Maj 2022.

Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

• Superkupa e Shqipërisë të zhvillohet më datën 28.08.2021.

• Kampionati i Kategorisë “Superiore” të fillojë më 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 26.05.2022.

• Kampionati i Kategorisë së Parë të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 07.05.2022.

• Kampionati i Kategorisë së Dytë të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 01.05.2022.

• Kupa e Shqipërisë, Turi Paraeleminator të fillojë më datën 11.09.2021 dhe të mbarojë më datën 31.05.2022.

• Kampionati i Femrave të fillojë më datë 26.09.2021 dhe të mbarojë më datë 30.04.2022.

• Kampionati i moshave Superiore U-17/U-19 të fillojë më datën 19.09.2021 dhe të mbarojë më datën 08.05.2022.

• Kampionati i moshave Superiore U-13/U-15 të fillojë më datë 19.09.2021 dhe të mbarojë më datë 01.05.2022./tvklan.al