Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Stand up Mirela Milori … Ka nisur në Bruksel konferenca e donatorëve për vendet e europës juglindore, në kuadër të paktit të stabilitetit. Do të paraqiten në këtë tryezë projektet e fazës së parë të këtij pakti në të cilën Shqipëria ka hedhur 7 projekte, ndërsa Kosova vetëm 1. Në këtë konferencë marrin pjesë 47 vendë nga BE dhe 36 organizma po ndërkombëtar. Që në fillim të konferencës është bërë e ditur se Serbia nuk do të marri asnjë financim. Ndërkohë që Mali i Zi është paraqitur me një delegacion të veçantë megjithëse përfshihet në republikën federative Jugosllave. Ndërkohë që dhe Kosova, UMNIK-u është paraqitur nga Bernard Kushner.

Charles le maine ndërtesa e Komisionit Europian priti për dy ditë delegacionet e vendeve ballkanike të paktit të stabilitetit dhe 47 vende dhe 36 organizata ndërkombëtare donatore. Por veç dy ditëve të konferencës, personalitetet europiane ishin të interesuar dhe rreth zhvillimeve politike në Shqipëri. Kris Paten komisioneri europian për politikën e jashtme në europën juglindore thotë për Tv Klan:

Kris Paten:- “Zgjedhjet lokale janë diskututar dhe më parë në shqpëri, unë shpresoj që opozita do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe shpresoj që ato të monitorohen drejt. Çdo forcë politike duhet të bashkëpunoj për zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri”.

Ndërsa për Sabatin shefin e drejtorisë së politikave të jashtme në komisionin europian, Shqipëria duhet të ndryshoj imazhin që lanë zgjedhjet e ’96. Tani pas shumë vitesh Shqipërisë po i jepet shanci të realizoj zgjedhje korrekte.

Kosova ishte ndër vendet e diskutuara në konferencë, jo vetëm për financat por edhe për politikën e saj. Bernard Kushner s’nguroi të kritikonte në fjalën e tij europën, e cila ka një mekanizëm tejet burokratik sipas Kushnerit për dërgimin e të hollave në Kosovë. Stausi i saj i ardhshëm dhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në krahinën e trazuar ishin dy temat për të cilën përfaqësuesit europian folen për kamerën tonë.

Këto ishin përshtypjet për Shqipërinë e Kosovën, politikën e tyre të brendshme dhe të jashtme, ndërsa konferenca e donatorëve në Bruksel vazhdonte punimet. Konkluzioni konkret i këtyre dy ditëve ishte një shifër e tejkaluar fondesh e dhënë nga europa dhe fillimi i projekteve brenda 12 muajve./tvklan.al

Nga Brukseli për Tv Klan – Mirela Milori