Mëngjesin e sotëm u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se babai dhe djali, 54 vjeç dhe 28 vjeç janë të prekur nga virisu i ri. Sipas ministrisë, dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.

Në emisionin “Historia ime”, në Tv Klan në lidhje në Skype për të raportuar situatën nga QSUT ishte gazetarja Bela Mero.

Bela Mero: Ndodhem këtu në mjediset e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, konkretisht tek infektivi. Mesa duket, këtu unë jam e vetmja pa maskë, nuk të lejojnë të kalosh më tej se është kthyer në karantinë. Është izoluar totalisht vendi, lejohet vetëm policia dhe personat që kanë nevojë për trajtim, për t’u shtruar në spital dhe personeli sigurisht. Nuk ka më tepër se dy të konfirmuar, edhe pse ka shumë rsate që janë duke bërë analizat. Këtu me sa më thanë nuk lejohen të bëhen analizat, vetëm 127 pasi telefonohet nga pacientët që kanë simptoma të ngjashme me koronavirus, ju shkojnë në shtëpi mjekët specialistë dhe pasi konfirmohet nëse duhet të vijnë këtu, më pas shtrohen dhe trajtohen në spital. Në fakt nuk ka një panik të dukshëm.

Mirela Milori: Ka të afërm? Ka njerëz që duan të takojnë, që ndoshta po i mësojnë rregullat e reja në momentin e fundit sepse që nga mëngjesi i sotëm po mësohemi me metodologjinë e re, sesi duhet të shkojnë dhe të takojnë të afërmit e tyre që mund ti kenë?

Bela Mero: Për momentin këtu nuk lejohen të hyjnë të afërmit janë vetëm personat e shtruar dhe personeli dhe policia nuk ka njerëz të tjerë që lejohet të kalojnë, edhe mua me zor më kanë lejuar të rri këtu.

Mirela Milori: E shohim që është boshatisur si rrallëherë, si është gjendja? Ka panik? Çfarë mund të raportosh?

Bela Mero: Në fakt njerëzit që janë këtu janë të frikësuar sigurisht, ndjehet frika, por nuk ka një fluks të frikshëm, që të mund të theksoj gjendjen e panikut./tvklan.al