Konfirmohen rastet e para me koronavirus në Danimarkë, Estoni dhe Rumani

Ka shkuar në tre numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi, dy në Selanik dhe një në Athinë.

Ndërkohë, autoritetet daneze njoftuan sot rastin e parë të konfirmuar me koronavirusit, një burrë që ishte kthyer nga Italia me familjen e tij më 24 Shkurt, pasi kishte kaluar disa ditë pushimesh në  Lombardi.

Bashkëshortja dhe djali i tij kanë rezultuar negativë në analizën për virusin, ndërkaq gjendja e pacientit paraqitet e rëndë.

Rasti i parë me koronavirusit është konfirmuar edhe në Rumani. Ai është një djalë i ri i cili punonte në një restorant në pronësi të një italiani. Kreu i Departamentit Rumun të Situatës së Emergjencës u shpreh se i riu do të mbahet në karantinë në shtëpinë e tij, së bashku me 7 anëtarët e familjes.

Edhe nw Estoni wshtw shwnuar rasti i parw i infektuar me koronavirus. Sipas autoriteteve, personi i infektuar është kthyer nga Irani mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se është shtetas iranian. /tvklan.al