Sot është zhvilluar mbledhja e parë mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës

Pas marrëveshjes mes PD dhe PS, është konstituuar këtë te enjte grupi i punës në komisionin e ligjeve, i cili od të shërbejë për dialogun mes palëve për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Grupi i punës i përbërë gjashtë anëtarë. 3 të opozitës dhe 3 të mazhorancës, në mbledhjen e parë listuan disa nga çështjet mbi të cilat do të punohet në mbledhjet e ardhshme, ku prioritet mbetet reforma zgjedhore.

Demorkati Oerd Bylykbashi thotë se përparimi i punës për “zgjedhoren” është vetëm çështje e vullnetit politik.

Socialisti Damian Gjiknuri u shpreh se në këtë grup pune mund të bëjnë propozime për reformën zgjedhore edhe deputetët e tjerë të cilët nuk janë anëtarë.

Gjiknuri e pranon dështimin e komisionit për reformën zgjedhore ku ishte bashkkryetar.

PD e drejtuar nga Basha refuzoi që të ishte pjesë e këtij grupi pune edhe pse Grupi Parlamentar i PD ofroi një vend. Në këto kushte në vendin opozita caktoi si anëtare të tretë deputeten Dhurata Çupi.

Klan News