Shkatërrojnë bimësinë dhe mbjellin uri në vendet e varfra

Tufa të reja të karkalecave të shkretëtirës po kërcënojnë miliona njerëz në brigjet e Afrikës dhe Jemenit. Pavarësisht një viti përpjekjesh për kontroll, Kombet e Bashkuara dhe Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë kanë paralajmëruar se është e pashmangshme një valë e dytë. Ky vit tashmë kishte parë pushtimin më të keq të Afrikës Lindore në 70 vjet.

Sipas banorëve në zonat e goditura, karkalecat kanë shkatërruar të gjithë korrat dhe bimësisë, duke shkaktuar edhe ngordhjen e shumë bagëtive

Autoritetet në rajone thonë se janë të përgatitur për valën e dytë të tufave të këtij insekti. Në zonat e rrezikuara do të hidhen pesticide nga toka dhe nga ajri për të mbrojtur.

Sipas një raporti nga Organizata Botërore Meteorologjike, karkalecat e shkretëtirës mund të shumohen masivisht dhe brenda një viti mund të jenë 160,000 herë më shumë sesa në fillim.

Somalia ishte gjithashtu një nga vendet në rajon më i prekur nga ky sulm I insektit shkatërrues. Terrenet e shumimit në Etiopinë lindore dhe Somalinë thuhet se janë masive. Ekspertët thonë se mbikëqyrja e shtuar në disa zona të prekura rajonale ka ndihmuar në mbajtjen e karkalecave larg deri tani.

Klan Plus