Kosova barazoi 2-2 me Danimarkën në miqësore, por rezultati nuk thotë të vërtetën e ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kosova dominoi lojën në pjesën e parë të takimit. Goli i parë u shënua nga Rahmani me kokë pasi kërceu në zonë më shumë nga të gjithë.

Barazimi i danezëve erdhi si një 11-metërsh. Shala rrëshkiti në zonë duke shkaktuar faull të pavullnetshëm. Autor i penalltisë është Eriksen.

3 minuta më pas Celina e çoi sërish në avantazh Kosovën. Skuadra e dytë shqiptare në Europë mendoi se e kishte siguruar fitoren dhe e uli vigjilencën. Kjo solli barazimin e danezëve për herë të dytë. 3 ditë më pas Kosova do të luajë ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2020 kundër Bullgarisë.

Tv Klan