Hapen shkollat, lokalet dhe qendrat tregtare

Pas dy javësh pothuaj gjithçka i është kthyer normalitetit në Prishtinë. Shkollat janë rihapur për të gjithë nxënësit, janë hapur qendrat tregtare dhe si gastronomia e lokalet hoteliere. Këto të fundit duhet të qëndrojnë të hapura deri në orën 22.00, ndërsa nga ora 22.30 deri në orën 5 të mëngjesit sërish vlen ora policore.

Bartja e maskës mbetet e detyrueshme përjashtuar gjatë ciklimit, vrapimit ose vozitjes në rast se je me anëtarët e familjes në makinës. Këto vendime kanë hyrë në fuqi gjatë së hënës pas një mbledhje të mbajtur qeveria në orët e vona të së dielës.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se janë duke vazhduar bisedimet me kompanitë prodhuese të vaksinave anti-Covid.

Nga muaji Maj do të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja. Aktualisht në Kosovë janë rreth 12 400 raste aktive me Covid-19.

Tv Klan