Kosova nderon Ditën e Flamurit



Kosova nderon Ditën e Flamurit

15:35 28/11/2021

Osmani e Kurti, homazhe te monumenti i Ismail Qemalit

Edhe Kosova festoi sot ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bën fillimisht homazhe dhe vendosën buqeta me lule te shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë.

Më pas ata, të shoqëruar edhe nga ish-luftëtarë të UÇK-së, bën homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në nder të përvjetorit të pavarësisë dhe ditëlindjes së heroit Adem Jashari.

Në një mesazh për mediat pas kësaj ceremonie, kryeministri Kurti tha se në këtë ditë nderohen ata që sakrifikuan e u flijuan për liri, pavarësi e bashkim.

Tv Klan








Të ngjashme