Kosova në pritje të vaksinave



Kosova në pritje të vaksinave

16:54 05/03/2021

Autoritetet thonë se procesi do të fillojë brenda këtij muaji, priten dozat e Covax

Gjatë këtij muaji pritet që në Kosovë të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. 

Kështu së paku ka premtuar kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Nëpërmjet një komunikate për media bëhet e ditur se nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të  plotë të popullsisë.

Në lansimin e fushatës “Bashkë kundër Covidit” ministri në detyrë Armend Zemaj tha se vaksinat e para do të arrijnë shumë shpejt pa specifikuar datën.

““Fushata, “Bashkë kundër Covid-19” është një dëshmi e këtij përkushtimi dhe besojmë se do të ketë ndikim pozitiv në uljen e numri të infeksioneve. Përmes ngritjes së vetëdijes, për mbajtjen e masave në fuqi, bartja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike. Gjithashtu, do të ngrisë nivelin e njohurive të popullatës tonë për rëndësinë e vaksinimi, ku do të vijë edhe vaksina shumë shpejt.”

Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk kanë arritur vaksinat ndonëse ishte premtuar se kontigjenti i parë i vaksinave do të arrij në muajin Shkurt. Ndërsa bisedimet për sigurimin e vaksinave janë duke vazhduar me Pfizer dhe Astra Zeneca.

Klan News







Të ngjashme