Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjen.

Në sallë ishin 102 deputetë, 101 prej tyre kanë votuar unanimisht pro Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Por, deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e Kuvendit pa nisur leximi i tre projektligjeve në lidhje me FSK-në.

Igor Simiç nga Lista Serbe gjatë seancës deklaroi se këto ligje janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe NATO-n, njëkohësisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Simiç vlerësoi se më mirë është të kontribuohet në zhvillimin ekonomik se sa për FSK-në. Pas fjalës së tij deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla./

tvklan.al