Kosova ka konfirmuar pacientin e tretë të infektuar me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitija, se pacienti i tretë është familjar i 77-vjeçarit të infektuar që u identifikua një ditë më parë.

Ne kemi bërë maksimumin që Kosova të jetë një ndër shtetet me rastet më të ulëta të prekura nga koronavirusi. Sot në këtë konferencë po më duhet të ju njoftoj edhe për një rast të ri dhe bëhet fjalë për një familjar të pacientit nga Stublla e Vitisë. Ju lutem që t’i zbatoni me përpikëri të gjitha rekomandimet që dalin nga institucionet për shëndetin tuaj”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Për të frenuar përhapjen e virusit COVID-19, Kosova ka mbyllur kufijtë. Edhe dogana me Shqipërinë do të jetë e mbyllur për 14 ditë. /tvklan.al