Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në kushte të jashtëzakonshme sigurie, komandanti i forcave të Natos për europën Uesli Klark ka mbrritur sot në qendrën informative të KFOR-it në Prishtinë për të qenë më pas i pranishëm në ceremonnë e ndërrimit të komandës të forcave të Kforit në Kosovë, ku veç ushtarkëve kanë marrë pjesë përfaqësuesit kryesor të politikës kosovare, UMNIK-ut dhe OSBE-së.

Në fjalimin e mbajtur Uesli Klark ka vlerësuar punën e deritanishme të KFOR-it, pork a theksuar se më shumë duhet të bëhet veçanërishtë për rindërtimin e Koovës. Për këtë ai ka kërkuar më shumë nga liderët kosovarë.

Gjithashtu ai ka vënë në pa bashkëpunimin mes KFOR-it dhe UMNIK-ut, duke theksuar se gjithçka kryet në bazë të një rregulloreje të caktuar që është rezoluta 12/44. Në fund të fjalës së tij Klark ka falenderuar gjeneralin Rajnard për punën e tij në këto 6 muaj. Më pas gjenerali Rajnard ka theksuar se gjatë kësaj kohe 39 vende të ndryshme kanë bashkëpunuar shkëlqyeshëm.

Në fund gjenerali i ri i forcave të KFOR-it në Kosovë gjenerali Ortunjo ka falenderuar Uesli Klark për detyrën e re që i është caktuar. Ai gjithashtu ka uruar gjeneralin Rajnard për punën e bërë deri tani dhe ka theksuar se krijimi i një ambjenti të sigurt do të jenë esenciale në punën e tij./tvklan.al

Nga Prishtina për Tv Klan – Erion Kruja