42-vjeçarja ndan me ndjekësit tatuazhin që i dedikon i dashuri i saj
Kourtney Kardashian duket se e ka harruar marrëdhënien e saj me ish-partnerin Scott Disick. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka nisur një romancë të re.
Lidhja e Kourtney Kardashian me Travis Barker po fillon të bëhet serioze pasi ai i ka dedikuar një tatuazh me mbishkrimin ‘të dua‘ 42- vjeçares.
Bukuroshja 42-vjeçare ka ndarë disa fotografi dhe klipe të vogla gjatë procesit të tatuazhimit me ndjekësit e saj .
Ky nuk është tatuazhi i parë që Travis i dedikon të dashurës së tij pasi më herët ai bëri në anën e majtë të zemrës një tatuazh ku shkruhej emri i saj.
Ndërkohë romanca e re ka acaruar marrëdhëniet me ish-partnerin e saj. Një burim i afërt me ish-çiftin tha : “Scott dhe Kourtney kanë një marrëdhënie të tensionuar tani për tani kryesisht sepse ai ka qenë duke u përqendruar në jetën e tij të re në Miami dhe për shkak të Kourtney e cila është fokusuar tek Travis”.
Kourtney ka tre fëmijë: djali Mason, 11 vjeç, vajza Penelope, 8 vjeç dhe djali Reign, 6 vjeç, me ish-partnerin e saj Scott Disick . Ndërsa muzikanti i njohur është baba i fëmijëve Alabama, 15 vjeç dhe Lanson, 17 vjeç, nga lidhja me Shanna Moakler.
Klan News