Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, izolimi dhe karantina në këtë kohë pandemie, nuk ka qenë aspak një kohë e bukur dhe relaksuese, përkundrazi…

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Mbretin e Tajlandës, 67-vjeçarin King Maha Vajiralongkorn. Ai ka zgjedhur që izolimin ta kalojë në një resort tejet lukzos në Gjermani, në një zonë alpine.

Duke rezervuar të gjithë katin e katërt të këtij hoteli, me më shumë se 20 roje e shërbyes persoal, ai është akomoduar me gjithë çfarë i nevojiten për të kaluar një kohë ideale, madje sipas Bild, ai ka sjellë nga Tailanda edhe mjaft objekte antike që janë të preferuarat e tij.

Por çfarë ndodh nëse klientë të ndryshëm dëshirojnë po ashtu të akomodohen tek ky hotel?!

Njoftimi është i qartë: Hoteli është aktualisht i padisponueshëm!

Në këtë njoftim thuhet se kjo vjen për shkak të situatës, duke u treguar të kujdesshëm për të mos zbuluar mysafirin e veçantë. /tvklan.al