Kremtohet 22-vjetori i epopesë së UÇK-së



Kremtohet 22-vjetori i epopesë së UÇK-së

21:40 05/03/2020

Ceremoni shtetërore në nder të familjes Jashari

Janë bërë 22  vjet nga vdekja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Për nder të kësaj dite që njihet edhe si Epopeja e UÇK-së, janë organizuar aktivitete të shumta.

Në kazermën ushtarake që mban emrin e “Adem  Jasharit”,  është organizuar ceremonia e parakalimit të ushtrisë para krerëve të shtetit.

Ndryshe nga dita e pavarësisë ku u mbajtën dy ceremoni njëra për Presidentin dhe tjera për kryeparlamentarin e Kryeministrin, kësaj radhe është organizuar një ceremoni e përbashkët. Presidenti Hashim Thaçi para ushtarëve duke kujtuar sakrificën e Jasharajve, ka thënë të ketë marrë përkrahje nga Pentagoni për pajisjen e ushtarëve të FSK-së me armët më moderne dhe të sofistikuara.

“Ata që kërcënojnë Kosovën nuk do të shkelin në vendin tonë por përgjigjen do ta kenë nga Kosova në vendin e tyre”.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani: Qytetarët në ju dhe në Aleancën e hershme dhe të përhershme me shtetet mike të Kosovës shohin garancinë se edhe eshtrat e heroit Isa Boletini në veri të vendit dhe kulla e tij janë të paprekshme dhe të pacënueshme.

Kryeministri Albin Kurti: Populli është burimi dhe kuptimi i sovranitetit të shtetit. Qëllimi ynë është aleanca me SHBA-në dhe këtë aleancë nuk mund ta cenojë askush”.

Ndërsa paradite është organizuar një seancë solemne ku u vlerësua lart kontributi i të rënëve të UÇK-së e në veçanti i familjes Jashari.

Ndërsa Presidenti ka dekoruar femrat që që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke çmuar kontributin e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Nderime janë bërë edhe në Prezak.

Tv Klan



Të ngjashme