Kreu i konfindustrisë në vendin tonë Gjergj Buxhuku ishte i ftuar ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan.

Ai u shpreh se si rrjedhojë e situatës ekonomia jonë përpara pandemisë ka qenë mjaft e dobët dhe në një kah rënës të dukshëm, ndërsa tani është kthyer në një ekonomi jofunksionale.

Mirela Milori: Sa mban ekonomia jonë?

Gjergj Buxhuku: Për hir të së vërtetës, ekonomia jonë nuk mbante shumë edhe në kushte normale, domethënë edhe në kushte normale ekonomia jonë ishtë mjaft e dobët, kishte disa vite rresht që ekonomia jonë ishte në një kah rënës të dukshëm. Imagjinoje tani një ekonomi jofunksionale, për hir të së vërtetës duhet thënë që në këto një muaj e gjysmë që kanë kaluar kaluam nga një masë super ekstreme që u pa në fillim, u kuptua që rezistenca s’mund të ishte e gjatë dhe filloi të liberalizoheshin, pra filluan aktivitete të ndryshme të industrive të bizneseve.

Buxhuku më tej shton se edhe në se një kategori biznesi është lejuar të ushtrojë aktivitetin sërish nuk ka klientë për shkak të izolimit.

Gjergj Buxhuku: Nuk ka rëndësi që ti mund të lësh të hapur një kategori të caktuar biznesi, nëqoftëse pjesët e zinxhirit të këtij biznesi janë të bllokuara siç është lëvizja e njerëzve të kufizuar, këto shkojnë zinxhir me njëra tjetrën. Pra ti mund të lësh një biznes të madh të hapur teorikisht, por ai nuk ka ku të shesë, nuk ka klientë më, se i janë bllokuar hallkat fundore që mbarojnë me qytetarin, pra praktikisht ti e ke të mbyllur dhe atë./tvklan.al