Kreu i OBSH: Ende nën hetim nëse Covid doli nga laboratori




Kreu i OBSH: Ende nën hetim nëse Covid doli nga laboratori

18:37 31/03/2021

“Kina nuk serviri të dhëna të mjaftueshme për ekspertët”

Edhe pse për ekspertët e OBSH-së, gjasat që COVID-19 të ketë dalë nga laboratori i Uhanit janë të pakta, nuk mendon kështu Drejtori i Përgjithshëm i kësaj organizate.

Në prezantimin e rezultateve të raportit të ekipit hetimor që vizitoi Uhanin gjatë Janarit e Shkurtit, Tedros Adanom Gebrejesus, kërkoi vahzidmin e misioneve hetimore deri në zbulimin e origjinës së virusit që në një vit ka prekur 129 milionë njerëz dhe u ka marrë jetën  2.8 milionëve prej tyre.

“Megjithëse ekipi arriti në përfundimin se dalja nga laboratori është hipoteza më pak e mundshme, kjo kërkon hetime të mëtejshme që mund të kenë nevojë për të tjera misione me ekipe ekspertësh që jam i gatshëm t’i angazhoj”.

Duke iu referuar shqetësimeve që i kishin shprehur ekspertët që vizituan Uhanin, kreu i OBSH-së kritikoi edhe Kinën që sipas tij, nuk u kishte ofruar atyre të dhëna të mjaftueshme për të zbardhur çdo dyshim që kishin.

Raporti konstaton se me shumë mundësi, virusi mund ta ketë pasur origjinën nga kafshët e egra. Edhe kjo hipotezë megjithatë ka nevojë për hetime të mëtejshme për t’u vërtetuar.

Tv Klan





Të ngjashme