Kristal Abazaj ka ndryshuar skuadër. Nga Anderlecht në Belgjikë sulmuesi ka kaluar tek kroatët e Osijek. Marrëveshja mes klubeve është për huazim 1-vjeçar me të drejtë blerjeje.

Lojtari që u grumbullua edhe nga Christian Panucci nuk mundi t’i bënte vend vetes në klubin belg. 22-vjeçari mundi të luante vetëm një ndeshje si zëvendësues.

Në klubin kroat më parë ka luajtur edhe sulmuesi tjetër i kuqezinjve, Eros Grezda.

Tv Klan