Sipas kreut të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, liderja “de facto” e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, duhet të ndalojë ofensivën ushtarake që ka nisur drejt myslimanëve Rohingya.

Kombet e Bashkuara kanë kohë që po shqetësohen për një “spastrim etnik” të myslimanëve atje, por autoritetet e Mianmarit shprehen se nuk po sulmojnë civilë por po u kundërpërgjigjen militantëve të cilët i kanë sulmuar fillimisht trupat ushtarake.

Guterres përsëriti thirrjen se këta njerëz duhet të kthehen në vendin e tyre, sepse pasojat mund të jenë të pakthyeshme më vonë.

“Nëse ajo nuk e ndalon këtë situatë, atëherë unë mendoj se do jetë një tragjedi e tmerrshme dhe fatkeqësisht nuk e di se si do t’i kthejmë mbrapsht pasojat në të ardhmen,”

tha Guterres për BBC.

Ky shqetësim i Guterres erdhi pasi Bangladeshi, vendi i cili po pret këta refugjatë, po kufizon hyrjen e më shumë se 400 mijë myslimanëve Rohingya-s të cilët po arratisen nga Mianmari. Aung San Suu Kyi nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York dhe ka deklaruar se kriza është shtrembëruar nga një “ajsberg i madh keqinformacioni”.

/tvklan.al