Veliaj: PS realizon ambiciet e çdo të riu

Partia Socialiste nuk do t’i përdorë kurrë të rinjtë si mish për top. Kështu deklaroi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, njëherazi drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranë, gjatë takimit me të rinjtë socialist.

 “Kur dëgjoj organizime të tipit: batalioni, divizioni- me terma ushtarakë, – them: luftë me kë?PS nuk do te jetë kurrë një parti që do i çojë njerëzit mish për top. Për çfarë? Për të bllokuar lodrat tek liqeni. U thonë: “hajde bllokojmë Astirin”, “shqyhemi me policinë”, kurse shefat janë duke ngrënë dreka e darka luksoze. Këto parti janë grupime që i përdorin kryesisht të rinjtë si mish për top”.

Veliaj siguroi se ndryshe nga partitë e tjera, Partia Socialiste realizon ambiciet e çdo të riu.

Ambicia që ka ky forum është një ambicie tashmë e realizuar. Një pjesë janë deputetë, këshilltarë bashkiakë, një pjesë kanë marrë drejtimin në Njësi dhe besoj që duhet të flasim për këtë ambicie që mund të realizohet në Partinë Socialiste të Shqipërisë”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se sfida për Partinë Socialiste është të thyejë rekordin e vet të 2017-ës dhe të dalë më mirë seç doli në rekordin e fundit që pati.

Tv Klan