Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar Shën Pali në Detroit për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjës së Malësisë.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për media e Kryeminstrit Haradinaj. Atje shefi i ekzekutivit do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroit, do të takoje edhe zyrtarë tjerë të SHBA-së. Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.

Haradinaj është pajisur me vizën amerikane pas një periudhe problematike në raport me këtë çështje për shkak të taksës./klankosova.tv