Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kryeministri Ilir Meta në përgjigje të kërkesës të 30 deputetëve në interpelancë në parlament deklaroi se prioriteti kryesor i qeverisë së tij mbetet infrastruktura. Megjithatë tha Meta, gjatë vitit 2001 do të rriten shpenzimet buxhetore për mbrojtjen, për ta përshtatur ushtrinë me parametrat e Natos. Brenda muajit Qershor miratohen ligjet për reformën dhe gradat në ushtri.

Në emër të 30 deputetëve reformatori Xhaferri tha se nga ushtria janë larguar në këto vite të kualifikuarit në shkollat ushtarake perëndimore. Në përgjigje të deputetit të pavarur Nikoll Lesi, kryeministri Meta tha se, ai si dhëndër nga veriu nuk ka komplekse në trajtimin e kësaj zone me projekte qeveritare.

Sipas kryeministrit Meta brenda 20 Gushtit përurohet segmenti i plotë rrugor Fushë Krujë – Lezhë. Rikonstruksioni do të prekë gjithashtu urat e Matit dhe ato mbi lumin Drin. Deputeti Lesi shfrytëzoi kohën e dhënë nga kryeparlamentari Gjinushi për të vlerësuar punën e kryeministrit Meta, largimin e Shulit dhe zëvendësin e saj Sokol Nako./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame